Covid-19/ Eksperti për RTV Ora: Me ardhjen e stinës së virozave pritet edhe një rritje e të infektuarve

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho në një lidhje meSkype për edicionin e lajmeve në RTV Ora ka komentuar zhvillimet e fundit nëShqipëri sa i përket Covid-19.

I pyetur se si pritet të jetë stina e vjeshtës dhe e dimrit sai përket rasteve të infektimeve, mjeku u shpreh se, me ardhjen e stinës sëvirozave pritet edhe një shtim i rasteve.

“Autoritetet, në vende të ndryshme të botës, kanëparalajmëruar se me ardhjen e stinës në virozave, stinës së vjeshtës dhedimrit, pritet të kemi një rritje të numrit të rasteve. Këto paralajmërime kanëardhur ngaa autoritete shumë të rëndësishme. Para disa ditësh, ishte drejtori injë instituti në Gjermani, ka qenë Dr.Fauci në Amerikë, ka qenë kryemjeku i Mbretërisësë Bashkuar të cilët kanë patur një emërues të përbashkët në paralajmërimet e tyre: me ardhjen e stinës së virozavepritet një rritje e numrit të rasteve dhe për këtë arsye nevojitet menjëherënjë mobilizim, marrje masash gjithëpërfshirëse. Madje disa vende, si Anglia poparashikojnë ato që quhen “circuit brakers”, masa që synojnë të ndalojnë përmomentin transmetimin., siç janë masat e kufizimit të lëvizjes, jo në nivelin easaj karantinës së famshme që përjetuam në pranverë”, u shpreh Dasho.

“Nuk duhet të sillemi me papërgjegjshmëri. Ne menjëherë duhet të rrisim kapacitetet testuese. Nëse ti nuk teston nuk bën dot diagnozën e hershme. E le trajtimin e personit në dorë të spitaleve terciare, ato që në Shqipëri quhen Covid 1 dhe Covid 2,  vetëm kur shfaqen komplikacione ose kur personat fatkeqësisht I afrohen fundit të jetës.  Ndërsa me testimin masiv ti arrin të bësh diagnozën e hershme dhe ta trajtosh personin në kushtet e familjes, nga mjeku I familjes apo në spitalet lokale ose rajonale me një mjekim tepër të thjeshtë, të cilët tashmë janë të pranuara në të gjithë botën”, apeloi eksperti i shëndetit publik.

Sa i përket hapjes së shkollave, dr.Dasho përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij sipas të cilit, para këtij vendimi Ministria e Arsimit dheShëndetësisë duhej të ngrinin një grup pune për ti paraprirë rinisjes sëprocesit mësimor. /Ora News