Tre aksidente me 6 të plagosur, autoambulanca në Sarandë përplaset me lokalin
Njëinfermiere dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur në Sarandë, ku autoambulancae spitalit u përplas me një mjet tjetër, Aksidente u shënuan edhe në Berat eBilisht.
Një infermiere e spitalit të Sarandës mbeti eplagosur në gjendje të rëndë pasi autoambulanca e spitalit lokal u përplas menjë mjet tjetër, siç tregon edhe kjo fotografi.
Ngjarja u shënua rreth orës 04:21 minuta.
Goditja ka qenë e fortë e për pasojë mjeti përfundoi në ambientet e njëlokali.
Infermierja Adelina Rezvani mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.

Ndërkohë shoferi i autoambulancës dhe drejtuesi imjetit tjetër kanë mbetur të plagosur më lehtë.
Burimet thanë se autoambulanca ishte në kundravajtje, ndërsa po dërgonte infermieren në shtëpi pasi ishte thirrur gjatë natës në pune për të asistuar një lindje.

Dy persona ndërkohë mbetën të plagosur rëndë sipasojë e një aksidenti në Berat.
Ata po udhëtonin me biçikletë në kohën kur upërplasën nga një furgon.
Dy burrat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalinrajonal në Berat.
Një aksident u shënua edhe Bilisht, ku një makinë doli nga rruga për shkak të shpejtësisë, e për pasojë shoferi ka mbetur i plagosur lehtë.