Plumbi i ka prekur shtyllën kurrizore, 4 orë në operacion. Kush është shqiptari që ju bë atentat në Romë

Identifikohet shqiptari që ju bë atentat mearmë zjarri mëngjesin e sotëm në një plazh në Romë të Italisë.

 Bëhetfjalë për shtetasin S.S, 38 vjeç, me precedent të mëparshëm penal dhe sapo ishteliruar nga masa e arrestit shtëpiak.

38-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin "San Camillo" në Romë ku i është nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit në zonën cervikale.

Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi, raporton se operacioni ka zgjatur katër orë. Plumbi i ka prekur shtyllën kurrizore. Nga ana e policisë po hetohen të gjitha pistat.

Si ndodhi ngjarja

Një e shtënë me armë zjarri tronditi pushuesit. Dyburra mbërritën pranë plazhit, në lartësinë e uzinës së Bora Bora, me njëmotor, me fytyrat e mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, hyrinë plazh dhe gjuajti drejt shqiptarit i cili po kalonte të dielën buzë detit. I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërguamenjëherë me helikopter në spital.

Dy atentatorët u larguan me shpejtësi. Policia po merr nëpyetje dëshmitarët për të rënë në gjurmët e autorëve.