I riu përplas me "Audi" këmbësorin në Fier, 46-vjeçari në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2020, 22:09
Një 46-vjeçar mbeti iplagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Daullas.
Ngjarja ka ndodhur rrethorës 21:15, ku shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip"Audi", ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas,Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
46-vjeçari ndodhet nëSpitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruarnë komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor popunon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.