Muaji gusht më pak aksidente, por më shumë viktima
Muaji gusht ka regjistruar më pak aksidente në rrugëte vendit por më shumë viktima se muaji i kaluar.
26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjevepërgjatë muajit të kaluar.
Referuar të dhënave të INSTAT, pavarësisht se kanëndodhur 22 aksidente më pak se në muajin korrik janë regjistruar 4 viktima mëshumë ndërkohë që kanë mbetur të lënduar 156 persona.
Në 91.5% të rasteve me pasojë 25 viktima janë sipasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit me një rritje prej 31.6% krahasuar megushtin e vitit të shkuar.
Sipas statistikave, problematike vijon të jetë mosha25-34 vjeç të cilët zënë më shumë se 1/4 totalit të ngjarjeve të ndodhura.
Për shkak të muajve të izolimit është regjistruarrënie e numrit të aksidenteve në tetëmujorin e parë të 2020-ës, ku numërohen765 të tilla nga 1.014 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, shifrat e jetëve të humbura vazhdojnë tëjenë të larta, pasi vetëm përgjatë këtij tetëmujori numërohen 114 viktima.
INSTAT bën me dije se 14,8 % e përplasjeve kanëndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit duke shënuar një ulje krahasuar metetëmujorin e vitit të shkuar.
Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë tëaksidenteve ku numërohen 364 të tilla që kanë rezultuar fatale për 24 personanga janari në gusht.
Pas kryeqytetit, janë Durrësi, Lezha dhe Fieri qarqetme numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhur ndërsa Gjirokastra, Berati dheVlora kanë shënuar numërin më të ulët përgjatë tetëmujorit të 2020-ës.