"Nuk jemi terroristë!" Rrëfimi prekës i adoleshentes afgane. Tetë ditë në këmbë nga Greqia në Pogradec, nuk dinë kur ferri merr fund

Nuk i ndalojnë dot lotët. Dy familje afgane kanë lënë kampin në Greqi tetë ditë më parë me shpresën për të mbërritur në tokën e premtuar.

Kanë ecur tetë ditë në këmbë, të lodhur të rraskapitur, të dërrmuarshpirtërisht.  Duan një vend më të mirë,për të jetuar dhe rritur fëmijët por duket se vuajtjet nuk kanë fund.

Janë 4 pjesëtarë të një familjeje, burrë, grua me dy fëmijëdhe  familja tjetër një burrë dhe njëvajzë adoleshente.

Kanë kaluar kufirin e gjelbërt në Kapshticë, më pas Korçën dhe në Pogradec janë parë nga disa qytetarë në hyrje të qytetit duke qarë.

https://youtu.be/nQptJy7f1MQ

Vi nga Afganistani në Greqi dhe tani jam në Korçë.
Dua të iki në një vend më të mirë  (qan)...Jam shumë e re, dua të shkoj në shkollë.


Nuk dua ushqim, nuk dua para, por ju nuk mund ta kuptoni. Është shumë e vështirë. Ne vetëm ecim, ecim. Policia na kap, por ne nuk jemi terroristë. Mamaja ime është në Tiranë"

Ne foto: Vajza afgane qan

Qytetarët kanë njoftuar policinë.

Të ulur në një lokal në hyrje të Pogradecit qajnë sepse ndihen të pashprese.

Njëri prej kryefamiljarëve në anglisht tregon se kanë ecur nëkëmbë për 8-9 ditë dhe se duan të shkojnë në Tiranë, më pas në Shkodër dhe mëpas në një shtet drejt Bashkimit Europian.

Shqipëria është kthyer tashmë në një vend transit për shumë emigrantënga vendet e lindjes për të shkuar në tokën e premtuar.