Vrasja e Bujar Çelës, mesazh për vëllain në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Rinas dhe vrasje
Bujar Çela dyshohet se ështëvrarë për ti dhënë mesazh vëllait të tij Talo Çela, i cili ndodhet në kërkim përgrabitjen e miliona eurove në Rinas, për të cilin gjykata ka dhënë arrest me burgnë mungesë. Talo Çela ndodhet në kërkim dhe për vrasjen e 2 vëllezërve Haxhia nëDurrës si dhe i dyshuar në përfshirje në ngjarje të tjera kriminale.
Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela ështëbërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili ështëvëllai i viktimës.
49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhendërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën esigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë”kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer nëbashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja meparamendim, kryer në bashkëpunim”.
49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurovenë aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin earmëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerashmonetare që po transportoheshin me avion.
Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorurme mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit,atje dhe ku ndodhi grabitja.
Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serë vrasjeshnë qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje me ekzekutimine dy vëllezërve Haxhia.
Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
I riu Alla, ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërveHaxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.
Për këtë ngjarje ndodhet në kërkim dhe Nuredin Dumani. Këtu ka nisi dhekonflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt ngjarjee ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si“Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.
Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dyvëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe AnxheloAvdia, ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.
Tre autore- Autorët dyshohet se kanë qenë tre persona, vrasës profesionistë. Njëri prej tyre ka ndihmuar për të larguar ekzekutorët.
Itinerari i autoreve- Autorët kanë dalë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit për të mbërritur para lokalit. Pasi kanë parë shënjestrën kanë dalë nga makina dhe kanë shtënë në drejtim të 50 vjeçarit.
Vrasja me silenciator - Mendohet se vrasja eshte kryer me pistoletë me silenciator. Kjo e konfirmuar edhe nga pronari i lokalit i cili shprehet se nuk ka dëgjuar të shtëna.
Djegin makinen- Po verifikohen pamjet e katër kamerave të sigurisë të cilat kanë qenë aty, ndërsa makina e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Murras, disa km larg Bradasheshit.
Pasi janë siguruar se makina është djegur plotësisht autorët janë larguar me një makinë tjetër për në drejtim të Rrogozhinës.
Targat e makinës kanë rezultuar të vjedhura po në Rrogozhinë ndërsa për makinën po vijojnë verifikimet.
Vrases me pagese- Nga mënyra si ka ndodhur krimi dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë. Eliminimi i 50 vjeçarit është bërë për ti dhënë mesazh të vëllait të viktimës, Talo Çela i cili kërkohet nga drejtoria por dhe rivalët. Kjo pasi Bujar Çela nuk rezulton person me precedentë penalë.