"Deti" në Arbitrazh/ Manjani-Ramës: Kujdes! Mund të kushtojë shumë kjo gjë

Gjatë Samitit të zhvilluar dje në Athinë,nën organizimin e “The Economist”, teksa foli për çështjen e detit me Greqinë,kryeministri Edi Rama kërkoi një pale të tretë për të zgjidhur problemin mes dyshteteve.

Sipas Ramës, për të shmangur problemet mes dy vendeve çështja duhet të gjykohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

Por lidhur me deklarimet e shefit tëqeverisë reagon ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook Manjani ikujton Ramës se dërgimet e çështjeve në Gjykatën e Arbitrazhit nuk kanë folurasnjëherë në favor të tij.

“Kësaj i thonë anashkalim i Kushtetutës së vendit, anashkalim i GjykatësKushtetuese me qëllim dhënien e hapësirës detare me vendime Arbitrazhi”,shkruan ndër të tjera Manjani në postimin e tij, raporton Ora News.

Postimi i plotë i Manjanit:

“Çka thënë ky mo? Do ta çojë çështjen e detit në Arbitrazh?!

Seriozisht?

Apo si ecën me Arbitrazhin... Asnjë çështje të vetme nuk ka fituar! Vetëmborxhe e fatura të majme vijnë prej andej që duhen paguar kokërr më kokërr.

Tani duhet të diskutojmë edhe territorin e shtetit në Arbitrazh, që se kemifituar asnjëherë të vetme?!

E pabesueshme!

Kush ja kërkoi këtë gjë xhanëm?!  Cilatkonkretisht janë mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve tona, që kërkojnë zgjidhjenga "një palë e tretë" (Arbitrazh apo gjykatë ndërkombëtare)?!

Kësaj i thonë anashkalim i Kushtetutës së vendit, anashkalim i GjykatësKushtetuese me qëllim dhënien e hapësirës detare me vendime Arbitrazhi.

Dhe kundër kujt mendon ky se do fitojë ndërkombëtarisht, pa? Kundër Greqisëqë ka rrjetin diplomatik më të përsosur të mudshëm. E paimagjinueshme!

Gjykata jonë Kushtetuese ka lënë të hapur mundësinë e negociatave me Greqinëmbi bazën e parimit të equite. Është shumë e qartë kjo gjë.

A u bënë bisedime mbi këtë parim e nuk u dakortësuam?!!!

Si u merrka kaq kollaj vendim të shkojmë në arbitrazh për të rrezikuarlënien e një territori që sot e kemi?!

E keqja është se kur pranon arbitrazhin si juridiksion, vendimi i tij ështëi padiskutueshëm më.

Ndaj kujdes! Mund të kushtojë shumë kjo gjë!”.

Por çfarë do të deklaronte Rama një ditë më parë:

“Është një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jambesimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv meqeverinë e shkuar për çështje që duhen shqyrtuar dhe zgjidhur, pasi herë asherë kthehen në çështje të nxehta, ndërkohë që janë vetëm çështje të thjeshtanë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Që kjo të çështje të mos përdoret nga forca të errëta kundër të dyjavendeve, kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur më parë.

Kur bëhet fjalë për çështje detare të mund ta zgjidhim me ndihmën e tëtjerëve, që do të thotë përmes një pale të tretë, ose akoma më mirë nëpërmjetgjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund tëpërdoret nga patriotët.

Imagjinoni, kryeministri i Greqisë fliste në parlament për një të drejtë legjitime të Greqisë, mbështetur në konventën ndërkombëtare për të shtritë kufijtë e vet detarë me 12 milje dhe shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike në Shqipëri”. /Ora News