Operacioni ndërkombëtar anti-drogë/ Policia: Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar në disa shtete

Policia e Shtetit jep detaje të reja lidhur me operacioninanti-drogë, i zhvilluar në disa shtete si: Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratete Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Sipas uniformave blu, vendin tonë, më saktë në Tiranë,Vlorë,Lezhë, Durrës e Shkodër janë arrestuar 5 persona, të cilët priten tëekstradohen. Ndërsa ka publikuar edhe emrat e shqiptarëve të arrestuar nështete të tjera.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vijim të informacionit të dhënë përoperacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluarme homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana estrukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë medije se janë ekzekutuar masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprënpenale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë,pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit: Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur.