Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kreun e bashkisë, Fran Frrokaj
4 vite burg ka dhënë gjykata e Lezhës përish-kryebashkiakun demokrat, Fran Frrokaj, për tjetërsimin e pronave në zonën eRanës së Hedhun. Në total gjykata dha 37.6vite burg për 17 personat e dënuar,ndërsa vetëm një person u shpall i pafajshëm. Vetë Frrokaj e ka konsideruarvendimin politik.
Fran Frrokaj,ish-kryebashkiaku demokrat i Lezhës, dhe është dënuar me 4 vite burg për tjetërsimine pronave në zonën e Ranës se Hedhun në Shëngjin.
Ai është gjeturfajtor për akuzën e shpërdorimit të Detyrës nga Gjykata e Cila i ka hequr edhetë drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për katër vite!
Ish-kryebashkiakuishte mes 21 zyrtarëve të institucioneve lokale dhe përfitues të akuzuar përtjetërsimin e 285 mijë metër katrorëtokë, kryesisht në zonën e Shëngjinit.
Me 4 vite burg ështëdënuar edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ndërsa me 2 vite ish-drejtori iHipotekës, Artan Daja.
Gjykata ka dhënë edhenjë vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi.
Në total gjykata kadha 37.6 vite burg për 17 personat e dënuar, ndërsa i pafajshëm u shpall vetëmRenato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.
Ish-kryebashkiaku demokrat,Fran Frrokaj, në vazhdimësi i ka konsideruar akuzat me prapavijë politike.
Ai ka paralajmëruarse do të ankimojë vendimin deri sa të provohet pafajësia e pretenduar ose të dënohetmbi bazë provash e faktesh konkrete.
Për sulm politik fletedhe Lekë Frroku, i dënuar me 2 vite burg për si organizator i tjetërsimit tëpronave, i cili thotë se vendimi është marrë në një mbledhje partie në Lezhë.
Frroku: Prokuroria dhe Gjykata e Partisë e zhytyr në korrupsion dhe genocidendaj shqiptarëve edhe një herë konfirmoi një vendim politik ndaj ish zyrtarëvetë Lezhës.Nuk ishte një ngjarje e paparashikuar. Kjo ishte e mirëmenduar pafilluar procesi hetimor. Mbledhja e partisë në Lezhë 5 ditë para rrestimitshkoi sipas parashikimit të tyre deri në këto moment.Për këtë ka video me zë efigurë.Por zyrtarët duhet të lusin Zotin se partia në pushtet veçse të dënon për agjitacion dhe propagandë, këta edhe të eleminojnëfizikisht.Epo kjo është reforma në Drejtësi. Të shpifësh dhe të dënosh pa provaligjore kundërshtarët politikë.
Për vendimin reagoiedhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili i bën thirrjeorganeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtëproces dhe të bëjnë drejtësi.
Hetimet për tjetërsimine pronave në zonën e Shëngjinit, sipas prokurorisë nisën në vitin 2017, paspadisë së një personi që pretendoi vjedhjen e pronës, ndërsa u finalizuan nëvitin 2018 me arrestimin e 21 personave.
Vendimi i plotë i Gjykatës:
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 17.09.2020 ka vendosur si me poshte:
1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtepi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.
6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij;
16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;
17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;
19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;
20. Kundër këtij vendimi palët kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palët në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni.