Stuhia ciklonare alarmon Greqinë, "Meteoalb" qetëson shqiptarët: Nuk e prek vendin tonë

Greqia është në alarm për shkak të një stuhie ciklonare që pritet të godasështetin helen ditën e nesërme.

Ky lajm ka shkaktuar panik edhe në Shqipëri, por në një prononcim për OraNews, “Meteoalb” qetëson qytearët duke theksuar se stuhia nuk e prek vendintonë.

Sipas “Meteoalb”, sot dhe nesër, në vendin tonë mund të ketë rrebeshe shiu por që do të jenë afatshkurtër dhe kalimtar.

Prononcimi i "Meteoalb" për Ora News:

“Stuhia ciklonare në detin Mesdhenuk e rrezikon Shqipërinë, pasi qendra e kesaj stuhie është shumë larg vendittonë. Stuhi të tilla janë krejt të zakonshme çdo fillim vjeshtë në Mesdhe, aq mëtepër me këto temperatura të larta që kemi patur jo vetëm në tokë dhe ajër poredhe në ujërat detare.

Medicane ose ndryshe UraganMesdhetar prek Italinë Jugore, Greqinë, Turqinë ndërsa në Shqipëri kjo stuhi doshkaktojë forcim të eres prej 60km/h; ndryshim të qarkullimit të masave ajrorenga jugore që kanë qenë deri tani, me masa ajrore më të freskëta nga Veriu ikontinentit . Sigurisht qe do te kete edhe reshje afatshkurtra.

Sot dhe nesër në disa zona mund të kemi edhe rrebeshe, por që do të jenë afatshkurtëra dhe kalimtare”. /Ora News