Kush është Eldi Dizdari? I afërmi i Arbër Çekajt, i arrestuar sot në Dubai

Një prej të arrestuarve të megaoperacionit anti-drogë, i koduar “Los Blancos”, është edhe shtetasi shqiptar Eldi Dizdari, i njohur edhe me emrin Denis Matoshi.

Eldi Dizdari nuk është një emër i panjohur për organet
ligjzbatuese në vend.

Emri i tij doli edhe në ngjarjen e 4tetorit 2018 në ish-Bllok ku mbeti i
vrarë shtetasi Fabian Gaxha e u plagos Ervis Martinaj.

Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares së
njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi kokaine.

Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, Eldi Dizdari njihet njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve në Durrës, i arrestuar për 613 kg kokainë.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtitoperacion, në vendin tonë, më saktë në
Tiranë, Vlorë,Lezhë, Durrës e Shkodër janë arrestuar 5 persona, të cilët pritentë ekstradohen.

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi GentjanManaj

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi Elvis
Jaupaj
dhe Jorin Llambro

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi,
shtetasi Rexhino Ibrahimi

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi
shtetasi Vladimir Lesaj. /Ora News