Protesta para Ministrisë së Energjitikës: Policia tërheq zvarrë protestuesin, dhunë ndaj naftëtarëve

Protesta e naftëtarëve ka agravuar deri në përdorimin e dhunës nga policia, teksa kanë tërhequr zvarrë një protestues, dhe kanë ushtruar dhunë mbi disa të tjerë.

Protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, pasi duan të futen brenda ambienteve të Ministrisë, dhe të takohen me ministren Belinda Balluku.

Që prej orës 11:00, ata ishin mbledhur para Ministrisë së Energjitikës për të protestuar për pagat e prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në rafinerinë e Balllshit. Protesta u mbyll rreth ores 15:00

https://youtu.be/Oqe10Wbmk-A