"Los Blancos"/ Ora News sjell detaje të reja: Në krye të kartelit 40-vjeçari shqiptar. Si sillej kokaina nga Amerika Latine

Në një konferencë për shtyp tëmbajtur në Gjykatën e Firenzes autoritetet policore të Antimafias, Antiterrorite Antidrogës Italiane, në prani të autoriteteve më të larta të krimit të luftëskundër krimit të organizuar të Europol, Euojust e të autoriteteve policore holandezekanë zbardhur detajet e megaoperacionit të koduar "Los Blancos".

Hetimet e operacionit të nisura më2015 kanë zgjatur rreth 5 vite e kanë cuar në shaktërrimin e një kartele drogetrafikantësh shqiptarë të quajtur "Kompania Bello", të cilëttrafikonin sasi të mëdha kokainë nga Amerika Latine e furnzinonin grupe tëfuqishme narkotrafikantësh në Europë.

Gjatë hetimeve janë sekesutruar 5,5milionë euro dhe rreth 4 tonë kokainë.

Për hetuesit, karteli shqiptar i drogës ishte paralelisht i barabartë me kartelet e mëdha të drogës amerikano jugore e konsiderohet lider në trafikun e kokainës ndrë grupet trafikante shqiptare e pikë referimi për ta.

Në paketat e kokainës që ato trasportonin nga Amerika Latine në Europë mbanin logot e stampuara "Bello". Kompania Bello kishte degëzime të shumta në vendet Hollandë, Ekuador, Austria, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar në dispozicion.

Mjaft anëtarë të këtij karteli janë autorë të akteve të dhunës në konkurrencën e tregut të narkotrafikut.

Në një nga fazat e këtij investigimiu arrestuan 84 persona në Itali, Hollandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britanie Madhe.

Në zbardhjen e mënyrës së veprimit të këtij karteli droge ka ndihmuar sekuestrimi i një telefoni i tipit Blackberry gjatë arrestimit të një shtetasi shqiptar në Firenze ku u zbuluar se i gjithë grupi kriminal përdoret aplikacionin e mesazheve të kësaj marke telefoni për komunikimin mes tyre.

Hetimet e mëtejshme investigative zbardhën se trafikantët përdorin për të komunikuar mes tyre platformat “SKYecc” e “ ENCROCHAT” e analiza e të dhënave të përgjuara identifikuar mënyrat, organizimin e madhësinë e kësaj kartele droge.

Hetimet zbardhën se në krye tëKompania Bello qëndronte një shtetas shqiptar 40 vjeç i cili kishte kontakte tëdrejpërdrejta me narkotrafikantët amerikano jugorë e që i lejonte shpërndarjene saj në të gjithë Europën.

Në tregtimin e kokainës vlenterregulli 50/50 pra gjysma e kokainës ishte në përfitim të shqitparëve e gjysmanë përfitim të amerikano-jugorëve. Droga trafikohej në rrugë detare nga Amerikae Jugut në Europë e kryesisht në portet e Europës Veriore e në vecanti nëportet Anversa, Rotterdam e Brema janë identifikuar zbarkime të sasive të mëdhakokaine.

Gjatë fazave hetimore janësekeustruar sasi monetare në valuta të ndryshme me vlerë 5,5 milionë euro erreth 4 tonë kokainë.

Paurinë e disponuar nga tregtimi idrogës anëtarët e kësaj kartele e përdornin dhe për të ndihmuar shpenzimetlegale e familjet e naëtarëve të tyre që arrestoheshin nga policia.