"Los Blancos"/ Emrat e 5 të arrestuarve në Shqipëri
Policia e Shtetit jep detaje nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë, izhvilluar në disa shtete si: Itali, Shqipëri, Belgjikë,Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dheEkuador.
Ndërkohë në vendin tonë, më saktë në Tiranë, Vlorë,Lezhë, Durrës e Shkodër janë arrestuar 5 persona, të cilët priten të ekstradohen.
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj
Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi
Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor. Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar "LOS BLANCOS", i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit "Fast" dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.
Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë eDurrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar,konkretisht:
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj ., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimishtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali,iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale“Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëvenarkotike”. Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasiR. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë"Arrest në burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatëkriminale”. Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V.L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, përveprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.
Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe ShërbimiCentral Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetentelëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhePolicinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”,për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, meqëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtontenjë kompani të quajtur "KOMPANIA BELLO", që merrej me importimin engarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe tërëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.
Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhejanë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapurdhe sekuestruar nga Policia. Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm,Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithëfazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin ePolicisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, krimin eorganizuar dhe terrorizmin.