Vrasja në Elbasan, Berisha: Me vendosjen e Ballës në krye të rendit nisi ekzekutimi i rivalëve

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vrasjes së 50-vjeçarit Bujar Çela, iekzekutuar mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas Berishës, ministri de facto i brendshëm është Taulant Balla ndaj dheka nisur ekzekutimi I rivalëve.

“Të nesërmen e vendosjes në krye të rendit të Tauland Bego Yaris nisi ekzekutimii rivalëve.

ps: Tauland Bego Yaris ishte caktuar në postin e Gjeneral Hashashit. Porpasi ky i fundit u mbajt si kufomë e pakallur, Tauland Bego Yaris do jetë defacto ministri i narkopolicisë dhe trafiqeve”, shkruan Berisha në një postim tëtijin në Facebook.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, u ekzektua mëngjesin esotëm me 4 plumba teksa ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit.

Pak minuta pas ngjarjes policia gjeti në fshatin Murras një makinë tëdjegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli por pa mundur ende të ndalojë asnjë të dyshuar. /Ora News