Kush është Talo Çela, i shumëkërkuari që sot iu ekzekutua i vëllai

Qyteti i Elbasanit është utrondit mëngjesin e sotëm nga një tjetër vrasje, ku objektiv ka qenë vëllai iTalo Çelës, një prej personave më të kërkuar nga policia në vend dhe I dyshuarsi I përfshirë në disa ngjarje kriminale, siç është edhe grabitja e Rinasit më9 prill 2019.

Sipas informacioneve të Ora News nga vendngjarja, 50-vjeçari Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri para lokalit që zotëron në Bradashesh rreth orës 05:45.

Po kush është Talo Çela?

Talo Çela është person ishpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e RendaTiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale“Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhjame armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminaldhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela  ështëautori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën eaeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nënkërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi tëkonsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pasgjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorëtë kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet sefshihet pas atentatit me armë zjarri të dyvëllezërve Haxhia në Durrës.

Emri i Talo Çelës ka dalënë dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, tëarrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, qëbashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit tëpërdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa nëkëkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Porn ë një intervistë televizive nga arratia, Talo Çela hodhi poshtë çdo akuzë duke e quajtur veten të pafajshëm.

Njoftimi i Policisë për vrasjen e sotme:

Elbasan/ Informacion paraprak 
Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Lexoni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Bujar Çelës.