Vrau kunatën në Bathore, arrestohet në Lushnje 31-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Agron Tanushi, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij, Jetmira Hasani 34-vjeçe.

Sipas asaj që njofton policia, autori është arrestuar në qytetin e Lushnjes, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Njoftimi i Policisë:

"Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë.

Sekuestrohet armae zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

Si rezultat ikontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhepamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangate shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuarpa asnjë mundësi  largimi apo fshehjejetë mëtejshëme.

Menjëherëpas  njoftimit të marrë për një ngjarjetë ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës sëdjeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja  J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore tëPolicisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanëushtruar kontrolle të pandërprera  si dhekanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e  vendndodhjes së autorit.

Si rezultat itrysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e tëpandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura,informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e PolicisëLushnje  dhe falë metodave proaktivemëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej nënjë lagje në Lushnje.

Pas disa orëkërkimesh,  para pak minutash  autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T.,31 vjeç, u vu në pranga  nga  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lushnjedhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuarvendndodhja e tij.

 Ky shtetas si pasojë e një konflikti tëçastit, për motive të dobëta  ka vrarë mearmë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.

 Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve".

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 17:40, në rrugën "Apollonia" në Bathore. Për shkak të debateve për banesën pas divorcit të viktimës me vëllain e autorit, 31-vjeçari qëlloi tre herë mbi 34-vjeçaren duke e lënë të vdekur.

Zënkat mes tyre kishin arritur deri në dyert e gjykatave por pa zgjidhur asgjë, ndërsa për viktimën kishte edhe një urdhër mbrojtjeje por që fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë dot jetën.

Në një intervistë për RTV Ora, vëllai i viktimës, Rajmond Hasani tha se ajo kishte shkuar në shtëpi për të marrë sendet e saj pasi kishte vendosur të mos kthehej më aty.

Sipas tij, vrasja mund të ishte shmangur por policia u largua para se konfikti të shuhej.

Rajmond Hasani, vëllai i viktimës: ”Unë kam qenë në shtëpi, më thanë është bërë nami se e ka qëlluar me automatik Agron Tanushi. Motra ime ka jetuar aty, aty është bërë dhe prind. Ka shkuar të merrte sendet sepse nuk do kthehej më aty, kishte hasur pengesa dhe kishte ndodhur një konflikt. Është njoftuar policia para se të ndodhte ngjarja. Ka shkuar policia aty. Ishte motra me urdhër mbrotje, as nuk u bë shoqërimi i atij që bëri vrasjen, as nuk është kryer kontroll në banesën e tij që mbante armën.”

”Policia duhet të qëndronte deri sa të dy të mos ishin pranë njëri-tjetrit. Kjo vrasje mund të ishte shmangur. Personi ka ikur me vrap. Kërkoj të kapet dhe t’i jepet dënimi maksimal. Policia ka qenë prezente, por nuk ka kryer funksionet e veta. Mund të shoqëronte vrasësin, dhe të kryente kontrollin e banesës.”