Protestuan para rafinerisë: Policia prodecon 8 naftëtarë, nuk zbatuan masat anti-covid
Policia ka proceduar penalisht 8 nga naftëtarët tëcilët protestuan dje para rafinerisë në Ballsh.
Kjo për faktin se ata kanë thyer urdhrin NR.351m pikanr.4 të Ministrisë së Shëndetësisë mbi masat ndaj pandemisë Covid-19.
''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", informon policia.
Mes të proceduarve, është edhe kreu i sindikatës sënaftëtarëve, Sokol Dauti.
Ndërkohë, naftëtarët kanë zhvilluar edhe sot një protestë, e cila krahasuar me dje është paqësore. Ata u shprehën se nëse nuk do marrin përgjigje, do të marshojnë drejt Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.