Shkrumbohen “mushkëritë” e gjelbra: Zjarre në zonat e pyllëzuara në Durrës, Mat e Lezhë

Disa dhjetra hektarë pyje e shkurre janë shkrumbuar si pasojë e tre zjarreve masivë në Durrës, Mat e Lezhë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj policia ka nisur hetimet.

Këto pamje (shiko videon), tregojnë përmasat e zjarrit të nisur pas mesnate në Zonën e Kallmit në Durrës.

Zjarri ishte aktiv edhe përgjatë ditës së martë (15 shtator), ndërsa ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Bilanci nuk është zyrtar, por sipas të dhënave janë rreth 100 hektarë me pisha e shkurre të djegura.

Për të vënë flakët nën kontroll u angazhuan 3 automjete të drejtorisë, 2 mjete të Portit dhe një nga Shijaku.

Por pavarësisht punës së forcave zjarrfikëse dhe disa vullnetarëve vënia nën kontroll mbetet e vështirë.

Ndërkohë rreth 15 ha pishë  janë djegur në malin e Balgjajt në Bashkinë Mat si pasojë e një zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Për shkak të terrenit, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë në rrugë tokësore, ndaj Autoritetet lokale bëjnë apel për ndihmë nga ajri pasi flakët do të djegin një ndër kurorat më të bukura të Matit.

Ndërkohë, një vatër zjarri u shfaq edhe në pyllin e Manatisë në Lezhë.

Dyshimet janë se të tre zjarret janë të qëllimshëm, ndaj policia ka nisur hetimet.

Zjarret kanë qenë të shumta gjatë muajit Shtator në disa zona të vendit dhe kanë djegur qindra hectare pyje, shkurre e pemë frutore.

Një pjesë e mirë kanë qenë të qëllimshëm dhe nga pakujdesia pasi kjo është koha kur fermerët pastrojnë tokat bujqësore dhe kullotat.

https://youtu.be/xuCHY6Ix7G8

Vendi Lajme lezhe Kronike zjarr Aktualitet

EMISIONET