Pastruesja me COVID, shkolla në Kolonjë mbyllet në ditën e dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2020, 12:03
Dita e dytë e sezonit të ri shkollor ka nisurme një lajm jo fort të mirë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se 12mësues të kenë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Kolonjës. Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit.
Sakaq është mësuar që pozitive ka dalë edhe pastruesja e shkollës, gjë që ka detyruar të gjithë mësuesit të kryejnë tamponin. Mësimi nuk do të zhvillohet në këtë shkollë deri në daljen e përgjigjeve të tamponit.
Raportohet që mësuesit kanë shfaqur shenja tëvirusit dhe janë izoluar në banesat e tyre.
Ndërkohë, edhe në Devoll një çiftibashkëshortësh të cilëtushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur ngavirusi.
Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja për to.
