Vlorë: Aksidentoi të miturën, arrestohet 58-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2020, 08:52
Një person ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, uarrestua pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen "HajroÇakërri" ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet nëSpitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është arrestuar edhe shtetasi D.P, 43 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, pasi në afërsi të banesës së tij janë gjetur të mbjella disa fidanë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprimetë mëtejshme.