Mila Kunis më e preferuara e meshkujve

Në një anketë të zhvilluar nga ueb-faqet e njohura për të rritur adhuruesit e filmave pornografik më së shumti në zhanrin e tyre të preferuar të filmit, do të dëshironin ta shihnin aktoren e famshme të Hollivudit, Mila Kunis.Fakti është se Mila Kunis nuk zhvishet aq shpesh në filma, mirëpo, ndoshta kjo është pikërisht arsyeja që edhe më shumë e shton dëshirën për aktoren seksi, sepse 38 për qind e të anketuarve, pikërisht votën e tyre ia kanë dhënë asaj.Si aktorja e dytë më e preferuar për ta parë në filma për të rritur, është ylli i ri i aktrimit Jennifer Lawwrence me 23 për qind të votave, derisa e treta më e preferuara është bukuroshja latine Sofia Vergara me 15 për qind të votave.Në pozitën e katërt gjendet ylli tjetër i aktrimit Angelina Jolie, me 13 për qind të votave dhe fakti se ajo tashmë ka hequr gjinjtë e saj për shkak të rrezikut për t'u prekur nga kanceri, nuk ka ndikuar aspak në preferencën e adhuruesve.Në pozitën e pestë është këngëtarja dhe aktorja e re Selena Gomez, e cila ka marrë 12 për qind të votave, derisa në top-dhjetëshe gjenden edhe bukuroshet si Kate Upton me 11 për qind, Candice Sweanspol me 10 për qind, Adriana Lima me 9 për qind, Megan Fox me 9 për qind dhe Christina Hendrics me 8 për qind të votave.