Nëna mban djalin 11 vjet të prangosur në një kafaz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2013, 08:48
Një nënë ka folur për mundimin e saj, pasi është detyruar të mbajë djalin e saj të sëmurë mendërisht të prangosur në një kafaz në shtëpi për më shumë se një dekadë.
Wang Muxiang, 74 vjeçe, e mbylli djalin saj të sëmurë, Wu Yuanhong ,pasi ai vrau një djalë 13-vjeçar në fshatin e tij në Kinë në vitin 2001. Wu, u arrestua në atë kohe, por ai u lirua një vit më vonë pasi autoritetet vendosën se ai nuk ishte ligjërisht përgjegjës për veprimet e tij.
Nëna e tij, duke patur frikën se Wu, mund të vriste përsëri, vendosi ta mbyllte në një dhomë të zbrazët në një kafaz prej hekuri në shtëpinë e tyre.