Rumania thyen rekord me flamur

Rreth 200 njerëz në fshatin rumun Clincen kanë shpalosur atë që Libri Guinness i Rekordeve e ka cilësuar si flamurin më të madh në botë.Flamuri, me përmasa 349 dhe 227 metra dhe me peshë prej 5 tonësh, është shtrirë në shtatë hektarë tokë, në jug të Bukureshtit.Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.Kryeministri rumun, Victor Ponta, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kanë ndjekur nga afër ngjarjen e së hënës.Qepja e fijeve për flamurin gjigand thuhet të ketë nisur para dy muajve. Jack Brockbank, nga Libri Guinness, ka konfirmuar se ky është flamuri më i madh në botë.Rekordin e mëparshëm për këtë e ka mbajtur Libani.