Justin Bieber sërish në telashe, kapet me shpejtësi
I vogël në moshë, por ja që Justin Bieber vazhdon të ketë telashe me ligjin. Këtë radhë është raportuar në polici, për drejtim makine në mënyrë të pamatur. Adoleshenti ka marrë një vizitë nga policët, pasi fqinjët në Calabasas kishin ngritur shqetësimin e dhënies së makinës me shpejtësi nga ana e tij në zonën ku ai banon.Zëdhënësi i policisë së Los Angeles, Steve Whitemore ka treguar se sinjalizimet ishin për faktin se ishte shikuar përreth zonës së banimit, me Ferrarin e tij duke ecur në "një normë shpejtësie jashtëzakonisht të lartë".Madje duket se ka pasur edhe fëmijë që po luanin aty rrotull, në momentin e kalimit me shpejtësi të Justin. Për këtë arsye, këngëtari do të mbahet nën vëzhgim e do të shihet nëse veprime të mëtejshme do të merren kundër tij.Bieber është përballur me raste të rrezikshme drejtimi makine, edhe në fillim të këtij muaji. Atëherë ai dyshohej se iu shmang 6 kamerave të shpejtësisë brenda një dite.