Chris Brown & Rihanna larg njëri-tjetrit
Chris Brown ka lënë pas marrëdhënien me Rihanna dhe tashmë po bashkëjeton me ish të dashurën e tij Karrueche Tran.Reperi u nda për të disatën herë nga këngëtarja nga Barbados në muajin prill dhe mediat rozë bëjnë të ditur se është rikthyer me vajzën me të cilën ka qenë i lidhur më parë.Brown e ka ftuar Karrueche Tran të bashkëjetojë me të në mansionin e tij në Los Angeles dhe ajo ka pranuar para një muaji.Teksa ishi i këngëtares Rihanna po bashkëjeton me modelen Tran, Rihanna duket se ka dashur të ndajë me të tjerët jetën e luksit që bën deri edhe në detaje intime, teksa ka publikuar një foto ku po lahet në një vaskë publike në Marok.Këngëtarja ka veshur një bikini me ngjyrë blu, për t'u larë dhe pozuar në një moment çlodhjeje, para aparatit të fotografes dhe shoqes së saj të ngushtë, Melissa Forde.Kjo foto ka qenë pjesë e imazheve të postuara në "Instagram" nga Rihanna gjatë udhëtimit të saj në Marok, përpara se të shkonte në Spanjë, ku do të vazhdojë koncertet e turit të saj evropian.