Kush nuk beson në ringjallje gabon, çudia në Teksas

Mund të konsiderohet si mrekulli ajo qe ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nëne shtatzanë në Teksas i ka pushuar zermra, ndërsa mjeket kanë arritur të shpëtojnë fëmijën. Por më e çuditshme nuk është kjo, por fakti se zemra e nënës së re filloi përsëri të rrihte.Erika Nigrelli nga Teksasi ka "vdekur", ka lindur fëmijë e pastaj është kthyer në jetë, shkruan IBTimes. Mësuesja e shkollës së mesme ishte në javën e 36-të të shtatzënisë, kur papritmas u rrëzua në një korridor të shkollës dhe pastaj pushoi së rrahuri zemra e saj.Kolegët e saj kanë tentuar të kthejnë në jetë, por isht e kot. Në kohën kur 32-vjeçarja mbërriti në spital, mjekët nuk arrinin t'i gjenin pulsin; zemra e saj kishte pushuar së rrahuri.Fëmija u lind përmes një ndërhyrjeje çezariane emergjence dhe teknikisht ishte lindje "postmortem", për shkak se Erica u deklarua e vdekur.Pastaj ndodhi çudia. Mjekët u kthyen tek Erica për të parë, me habinë më të madhe, se si zemra e saj nisi të rrihte përsëri.Përgjatë 5 ditëve në vazhdim, 32-vjeçarja qëndroi në koma, pas diagnostikimit me një problem, për të cilin nuk ishte në dijeni, kardiomiopati hipertrofike, apo sëmundje e muskulit të zemrës, që vështirëson pompimin e gjakut.Tri muaj pas lindjes, Elayna peshon katër kilogram, ndërsa e kanë larguar nga respiratori."Është fëmijë krejtësisht normal", tha nëna e saj.Foshnja qëndroi në reanimacion për dy javë. Tani, të dyja gëzojnë shëndet të mirë, edhe pse Elayna vazhdon t'i nënshtrohet terapisë.