Protokolli që duhet të plotësojë çdo prind para se të çojë fëmijën në shkollë

Të hënën do të fillojë viti i ri shkollor ku nxënësite arsimit parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës në kushtet epandemsisë të Covid-19.

Ministria e Arsimit ka publikuar një protokoll masash anti-covid të cilat duhet tërespektohen nga nxënësit dhe stafi i mësuesve.

Së fundmi  Drejtoriae Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar  i ka bërë apel prindërve në lidhje meformularin e vetëdeklarimit ditor.

Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë nxënësit dotë duhet të kenë me vete një formular ku do të jetë e deklaruar gjendja e tyreshëndetësore dhe e familjarëve e cila do të plotësohet nga vetë prindërit.

Postimi i plotë në Facebook:

Prindër të dashur,

Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t'u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga PRINDI për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë