U përplas me një mjet, humb jetën drejtuesi i motorit në aksin Morinë-Milot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2020, 11:16
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugorMorinë-Milot.
Një mjet është përplasur me një motor, drejtuesi i të cilit ka humbur jetën.
''Në aksin rrugor Morinë-Milot,në fshatin Reps,mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën'', informon policia.
Shërbimet policore ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(Foto ilustruese)