Në kërkim dhe i dënuar në Itali për drogë, arrestohet në Lezhë 40-vjeçari
Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Lezhë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, "Shfrytëzim prostitucioni", "Shkelje e ligjit mbi drogat", "Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme" dhe "Emigracion i paligjshëm", të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Shtetasi Gjergj Mirashi, është dënuar nga Gjykata e Venecias, Itali, mëdatë 20.06.2017, me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale nëfushën e narkotikëve.
''Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë). Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve'', informon policia.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQKInterpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëseInterforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së ParëLezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.