E rëndë në Tiranë, 22-vjeçari i jep fund jetës duke prerë damarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (13 shtator), nëkryeqytet.

Një 22 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët e duarve.

Dyshohet se i riu ka qenë në kushte të rënda psikologjike.

''Më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek "Kodra e Priftit" në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç, ku dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë'', informon policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe popunojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.