Ndarja nga jeta e Sabit Brokajt, Meta: Lajm trishtues, ishte i angazhuar në çështjet kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta, thotë se ndarja nga jeta e profesorit dhe politikanit të njohur Sabit Brokaj, është një lajm trishtues.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh ngushëllime, ndërsa shton se Brokaj ishte gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.

I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!

Lexo edhe: Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare profesori dhe politikani Sabit Brokaj