Ndarja nga jeta e Brokajt, Dokle: Humbje e madhe, politikan patriot dhe i papërlyer nga korrupsioni

Për ish-themeluesin ePS Namik Dokle, ndarja nga jeta e profesorit dhe politikanit të njohur SabitBrokaj, është një lajm i trishtueshëm.

Në një lidhje telefonike për ''Ora News'', Dokle tha se Brokaj ishte një politikan patriot i cili ka qenë një emër i papërlyer nga korrupsioni kur shërbeu si ministër.

Sipas Dokles, është një humbje e madhe përpolitikën shqiptare, pasi Brokaj jepte mendime dhe këshilla në të mirë tëvendit edhe pse nuk shërbeu si politikan.

Namik Dokle: ''Një lajm shumë tronditës, një lajm që të bën të mendosh se njeriu është i pafuqishëm para vdekjes. Megjithatë, tashmë në këto momente kujtojmë ato çka ai ka përfaqësuar. Sabit Brokaj ishte një nga themeluesit e PS, por mbi të gjitha ishte një politikan patriot, pavarësisht partive. Mbi të gjitha ai kishte Shqipërinë në mendje, po ashtu Kosovën. Ishte një politikan i ndershëm, luftarak, partioit, dhe një deputet me vlera të mëdha në shërbim të popullit. Kur ishte Ministër i Shëndetësisë e i Mbrojtjes, ka qenë një emër i papërlyer nga korrupsoni. Kjo është një vlerë e madhe e politikës në këto kohë. E kisha mik dhe shok, kisha një mbëtetje nga ai në atë kohë kur unë isha kryetar në vitet 1992-1996. Është një humbje e madhe, për familjen natyrisht në rradhë të parë, por edhe për politikën shqiptare. Pavarësisht shkëputjes së tij nga politika, ai gjithmonë jepte mendime, sugjerime, dhe këshilla të vyera për zhvillimin e vendit tonë. Nga kjo pikëpamje, do thoja se është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe për ata që e njihin tërthorazi.''

Lexo edhe: Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare profesori dhe politikani Sabit Brokaj