Nuk ndryshon masa e sigurisë për gjyqtaren e të tjerë, avokatët e kundërshtojnë
Gjykata e posaçme ka lënë në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Skender Demiraj, të cilët akuzohen se kanë marrë 6 mijë euro për të lënë të lirë një të burgosur, ndërsa 3 të ndaluarit e tjerë në arrest me burg. Seanca nisi me debate që nga momenti i shoqërimit të gjyqtares nga policia, por dhe gjatë seancës gjyqësore. Sipas avokatëve mbrojtës vendimi ka prapavijë politike.
Pas 4 orësh sorollatje nëpër kryeqytet gjyqtarja eakuzuar për korrupsion Mimoza Margjeka, mbërriti në ambientet e gjykatës sëposaçme për tu përballur me akuzat ku pretendohet se ajo ka marrë 6 mijë europër të lënë të lirë një të pandehur.
Sapo zbriti nga makina e policisë ajo hodhi akuza ndajoficerëve me pretendimin se e kanë shoqëruar pa shkresë zyrtare të gjykatës.
Margjeka: Më çuat në bodrum të policisë, nuk ju vjen turp.
Seanca gjyqësore ndaj 5 të arrestuarve për korrupsionprej 6 mijë eurosh e cila zgjati rreth 2 orë u shoqërua me debate dhe diskutimenga të pandehurit dhe prokurorët.
Para togave të zeza gjykatësja Margjeka tha se liriminnga qelia të të burgosurit e ka kryer sipas udhëzimeve të ministrisë për shkaktë situatës së pandemisë për të dhënë masa sigurie më të lehta.
Margjeka: Doja të sqaroja që Gjykata e Apelit Korçë për shkak të situatës sëCOVID-19, për shkak të udhëzimeve të Ministrisë për situatën në tërësi ështëpraktikë, nëse vetë personi nëpërmjet avokatit kërkon një garanci pasurore dhegarancia është në një masë që gjykata e shikon të arsyeshme, mund të jenë 10-20vendime janë lënë në fuqi. Është praktikë që unë nuk e kam bërë. E gjeta aty.Unë jam gjyqtare e Shkallës së Parë.
Edhe avokati Skënder Demiraj ka mohuar përgjimet e Prokurorisë,pasi sipas tij ska marrë asnjë qindarkë por vëllai i të dënuarit i kishte marrëlekët nënës për të luajtur bixhoz dhe jo për të paguar njerëzit e drejtësisë meqëllim lirimin e Orion Balit.
Pas 2 orësh diskutime dhe provash të reja, Gjykata kundërKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar rikonfirmoi masat e caktuaraparaprakisht, atë të arrestit në shtëpi për gjyqtaren Margjeka dhe avokatinDemiraj, ndërsa arrest me burg për bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara,Klaudio Zhillën, dhe Nejton Balin.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore avoaktët mbrojtëshodhën akuza për vendimin gjykatës ndaj të pandehurve pasi sipas tyre vendimika prapavijë politike që lidhet me mosdhënien e mandatit të Valbona Sakos, nëkrye të bashkisë së Durrësit.
"Procesi ka ngarkesë tjetër por jo ligjore."
Avokatët gjithashtu gjatë seancës thanë se kundërshtuanprokurorinë pasi fakti që mungojnë lekët nuk i bën ata fajtor, apo mos marrjasi të pandehur e 2 gjyqtarëve të tjerë që kanë qenë pjesë e trupës gjykuese nëvendimin për lirimin e të burgosurit.
