Njeriu, katastrofë për kafshët

Bota ka humbur gati dy të tretën e tërësisë sëkafshëve të egra, tre të katërtat e tokës është degraduar dhe 40 për qind eoqeaneve janë ndotur vetëm për shkak të njeriut në këto 50 vite.

Kjo katastrofë natyrore dhe pasojat që dosjellë te shëndeti dhe jeta e çdo banori të planetit u evidentuan të enjten nëraportin e organizatës ndërkombëtare "Fondi Botëror për Natyrën".

Indeksi i Jetesës në Planet që gjurmon rreth 4mijë specie kafshësh kurrizore tregoi një rënie me 68 për qind midis viteve1970 dhe 2016, si pasojë kryesisht e rritjes së shpyllëzimeve, zgjerimit tëaktivitetit bujqësor dhe mbikonsumit të mishit dhe peshqve nga njerëzit.

Në rastin e popullatave në ujërat e ëmbël, rëniaishte edhe më e madhe, rreth 84 për qind, dhe trendi u vërejt edhe në tërësinëe gjitarëve, zogjve, kafshëve amfibe dhe zvarranikëve.

Ekspertët vënë në dijeni se nëse vijohet meritmet aktuale, me gjasë një pjesë e madhe e kafshëve të egra do shfarosen e nësenuk hidhen hapa drastikë brenda këtij dhjetëvjeçari, do të reduktohen nëmaksimum shanset për të rikuperuar speciet e humbura.

Në raportin e përpiluar nga 125 ekspertë mendihmën e Shoqatës Zoologjike të Londrës, paralajmërohet se shkatërrimi ihabitatit natyror nuk kalon pa rreziqe.

Në të ardhmen do të rritet risku i pandemivesi Ebola apo si koronavirusi i ri që ka pushtuar botën aktualisht, sepsemungesa e mjediseve natyrore po i shtyn më afër popullatës njerëzore kafshët eegra dhe bakteret që ato bartin në përditshmërinë e tyre.

Rëndësi kanë edhe qasja ndaj ndryshimeveklimatike, ku theksi vendoset te ripyllëzimi i sipërfaqeve të pazëna në natyrëdhe posaçërisht në zonat tropikale, ku në më pak se 50 vite llogaritet sejanë shkatërruar 94 për qind e larmisë së bimëve dhe kafshëve.

Për kafshët e egra, qeverive dhe korporatave nëbotë, u sugjerohet të ndërmarrin politika më të qëndrueshme, të edukojnëkonsumatorët se si ndikon në natyrë blerja apo konsumi i tepruar i mishit dhesi t'i zëvendësojnë ato me ushqime që kanë pak impakt mjedisor.