Pandemia tkurri remitancat: Emigrantët sollën 62 milionë euro më pak
Shqipëria është ndër shtetet ku lidhja mes emigrantëve dhefamiljeve të tyre nuk shkëputet edhe pse kanë kaluar 30 vite nga hapja ekufijve.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat prejtyre janë rreth 10 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.
Por kriza e pandemisë së koronavirusit, nuk solli vetëm krizëne biznesit vendas, apo rënien e investimeve të huaja. Dhe emigrantët sollën mëpak të ardhura, madje duke shënuar një rënie rekord, të barabartë me vitin 2008kur dhe nisi raportimi i këtyre të dhënave.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti remitancat rezultuan273 milionë euro, me një rënie prej 62 milionë euro krahasuar me të njëjtënperiudhë të vitit të shkuar.
Tkurrja më e madhe është ajo ne muajt maj-qershor, pasi derinë mars trendi rezultoi në rritje.
Në raportin e Bankës së Shqipërisë citohet se kjo ecuriështë ndikuar nga reduktimi i prurjeve cash si pasojë e masave kufizuese tëlevizjes së emigrantëve
Rreth 1 milionë shqiptarë kanë zgjedhur të jetojnë dhepunojnë në Itali dhe Greqi, ndërsa më pas renditen Gjermania, SHBA, Anglia etj.
Efektet e pandemisë janë ndjerë dhe në rritjen e papunësisë.
INSTAT raportoi se përgjatë tremujorit të dytë shkallazyrtare e papunësisë arriti në 11.9% duke shënuar rritje me 0.5% krahasuar metremujorin e parë të vitit.
Për shkak të kufizimeve rreth 50 mijë persona humbën punënçka mund të ketë qenë një faktor që ka nxitur emigrantët të ndihmojnëfamiljarët e tyre në Shqipëri.
Prej të paktën 5 vitesh, tendenca e remitancave i ishterikthyer rritjes duke reflektuar rikthimin e ciklit të emigracionit.