Basha: Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19
Përmesnjë postimi në Facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se ky vit shkollornis me kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre.
Bashashprehet se mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për tëshmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.
"Tashmë shumë pranë, nisja evitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijëra nxënës, prindër dhestaf pedagogjik në të gjithë vendin. Ky vit nis në kushte të vështira përmësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve meCOVID-19 vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisëtë marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhemësuesve."
Bashashton se çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testittë COVID-19.
"Veç dezinfektimit të ambienteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mësimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën. Ndërkohë që Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo show politik!"
