Lejoi kalimin e furgonit me laminat kontrabandë, procedohet penalisht doganieri në Tropojë
Një doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë ështëproceduar penalisht në gjendje të lirë me akuzëne shpërdorimit të detyrës.
Shkak është bërë arrestimi i një shtetasi nga Kosova, i cili potransportonte laminat pa faturë të vendit të origjinës së tyre.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin dheParandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan nëflagrancë i shtetasin I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatëkontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin eorigjinës së tyre" njoftoi policia.
Sipas uniformave blu shtetasi V. N., 41 vjeç, banuesnë Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesittë mjetit të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe“Shpërdorimi i detyrës”.