Tiranë, 1200 familje pa ujë, banorët: Prej tre vitesh Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim
1200 familje në një bllok pallatesh nëtiranë, në çdo verë përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Për këtë shkak kanëprotestuar për rreth dy orë në zyrat e UKT, ku vetëm pas mediatizimit tëreagimit morën si premtim furnizimin tre herë në ditë.
Prejtre vitesh në tiranë çmimi u ujit të pijshëm është rritur, por pavarësisht premtimeve,sërish familjet nuk kanë parë ndryshim në rubinete.
"Ky është viti i tretë që kemiprobleme me ujin. Jemi 8 pallate që ne verë dhe me pandeminë nuk kemi furnizimime ujë. Ne na gënjejnë vazhdimisht, sidomos UKT-ja. Ia kanë vënë fajin depove tëujit, apo ndërtuesit. Kanë marrë në mbrojtje UKT-në."
Nënthirrjet duam ujë banorët të cilët jetojnë në zonën e ish-qytetit të nxënësve mësynëmëngjesin e së premtes në ambientet e zyrave qendrore të ujësjellës kanalizime.
Pavarësishtprotestës në këtë institucion, banorëve iu krijua mundësia vetëm pas dy orë qëndrimi.Ndoshta edhe nga fakti se në zyrat e UKT uji nuk mungonte
Përtë diskutuar me zyrtarët, banorët zgjodhën një grup përfaqësimi, ku morën dhepremtimin për furnizimin me ujë të pijshëm.
Mëherët protesta e tyre nisi para pallateve të tyre për të marshuar drejt zyravetë UKT duke kërkuar zgjidhjen e ujit të pijshëm për rreth 1200 banorë.