Banorja i lutet e shtetit: Kërkoj një shtëpi sa të fus brenda 3 fëmijët dhe burrin e sëmurë

Partia Demokratikeqenë në Lezhë ku ka publikuar rastin e një banoreje nga Lezhës, Albina Vuka, sëcilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë.

Banorjathotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë,jetojnë në çadër dhe kontenier.

Në dy muajte fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi nëçadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe përt’u shembur.

Ndërkohë, ish-nënkryetarjae bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësajfamiljeje.

Albina Vukashprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëseinstitucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.

Albina Vuka:Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, ështëi paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë ekanë nxjerr DS4, të pabanueshme.

AlfridaMarku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Albina Vuka:Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unënuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është epapërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kamfutur në shtëpi të shembur.

AlfridaMarku: Dhe duke rrezikuar jetën?!

Albina Vuka:Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!

AlfridaMarku : Sepse shtëpia është e pabanueshme...

Albina Vuka:Shtëpia është e pabanueshme.

AlfridaMarku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!

Albina Vuka:S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Dota bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.

AlfridaMarku: Pashë një libër aty te dhoma.

Albina Vuka:Po!

AlfridaMarku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?

Albina Vuka:Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier isëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjetqetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj tëmë bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda.Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.