Has, ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, prangoset 34-vjeçari

Një 34-vjeçar nga Hasi ështëarrestuar ditën e sotme.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunëfizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

"Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes,arrestohet nga Policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve nëKomisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues nëfshatin Nikoliq, Has. Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L.,30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajsaj." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisësë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.