Pa tampon e prenotim online, dhjetra emigrantë kthehen në Kapshticë: S’i dinim rregullat

Radhët dhe kaosi mbizotëruan përdisa orë në pikën kufitare të Kapshticës mëngjesin e së premtes për shkak tëfluksit të lartë të emigrantëve që kërkuan të kalojnë drejt Greqisë. Disadhjetra u kthyen në kufi, pasi u paraqitën pa testin kundër koronavirusit dheprenotimin online që janë kushte kryesore për të lëvizur.

Edhepse rregullat e lëvizjes drejt Greqisë janë në fuqi prej muajsh, në pikatkufitare ende paraqiten qytetarë që thonë se nuk kanë dijeni përdokumentacionin.

Kaedhe pre atyre që në mungesë të informacioneve zyrtare, u kanë besuar fjalëve tëtaksistëve që për të kaluar kufirin u mjafton fakti që janë rezidentë në vendinfqinj.

Portë gjithë u kthyen pas për të kryer tamponin për koronavirus dhe aplikiminonline për kalimin e kufirit.

Ditanisi e  tensionuar në Kapshticë.  Të bllokuarit prej të enjtes dhe fluksi ishtuar i së premtes krijuan radhë dhe kaos në anën shqiptare.

Numriprej 300 udhëtarësh që lejohen të kalojnë në ditë u plotësua rreth orës 10: 30dhe më pas pala greke pezulloi punën.

"Njoftojmë të gjithë qytetarëtqë janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualishtkuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke ështëpezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.PoliciaKufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që tëmos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme".

Në këtësituatë,rreth 100 persona mbeten të bllokuar në tokën neutrale dhe të tjerë nëanën shqiptare të kufirit.

Njëpjesë thonë se do të kthehen sërish në shtëpi, ndërsa të tjerë do ta kalojnënatën aty për të qenë të shtunën ndër të parët që do të kalojnë kufirin drejtGreqisë.

Greqiamban në fuqi një regjim të kufizuar të lëvizjes me Shqipërinë, ku në ditë 300persona kalojnë nga Kapshtica dhe 750 nga Kakavija.

Testinegative për koronavirus dhe prenotimi online janë të detyrueshëm për të kaluarkufirin që është i hapur vetëm për disa kategori.