Fshati i braktisur
Politikat aspak mbështetëse të Qeverisë ndaj blegtorisë kanë bërë që numri i krerëve të bagëtive të imta apo të lopëve, të vijë duke u pakësuar. Tashmë fshatrat kanë gjithmonë e më pak interes të mbajnë bagëti, ku deficitit tonë tregëtar do ti rëndojë shtimi i importit të bagëtive dhe të nënprodukteve të tyre.
Nga bisedat me blegtorë apo veterinerë në Bashkinë Pogradec, kupton se tashmë nuk ka bagëti që mbahen për remont dhe e gjithë situata po precipiton shpejt, pasi askush nuk ka interes të mbajë apo të mbarështrojë bagëti. Braktisja e fshatit dhe e blegtorëve nga Qeveria, është e dhimbshme dhe shkon në dëm të ekonomive familjare në fshat dhe në tërësi të ekonomisë kombëtare.
Vendi vuan sindromën e braktisjes së tij nga njerëzit e varfër dhe të pashpresë, të cilët nuk shohin më perspektivë këtu. Propaganda qeveritare nuk mund të ushqejë askënd. Të gjitha premtimet e dhëna nuk janë mbajtur dhe trishtimi ka influencuar iniciativën private në bujqësi dhe blegtori. Bujqit dhe blegtorët të mbetur pa përkrahje dhe duken të dorëzuar.
Fshati ka nevojë për subvencione dhe politika përkrahëse, të cilat mund ti ofrojë vetëm ardhja e një qeverie të përgjegjshme, të pakapur dhe të ndjeshme ndaj problematikave të bujqësisë dhe blegtorisë. Ndaj duhet ndryshim me votë dhe besim te e nesërmja./Foto ilustruese