PD me 100 familje rome në Durrës: Jetojmë më borxhe, pa ndihma, pa shkollim

Përfaqësuesjae Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u takua me banorë të komunitetit rom nëDurrës, të cilët, sipas PD-së i kanë shprehur revoltën e tyre për braktisjennga qeveria dhe bashkia.

Tëgoditur nga tërmeti dhe nga pandemia, ata tregojnë kushtet e vështira të jetësdhe pamundësinë për të shkolluar fëmijët, mungesën e ndihmës sociale dhenëpërkëmbjen në zyrat e administratës.

“Jam me fëmijë të paralizuar nështëpi. Jemi shtatë vetë në shtëpi dhe jam pa punë, pa asistencë, pa përkrahjesociale, pa një ndihmë nga shteti. Asgjë. Askush nuk na ka ardhur për librat,çantat, maskat. Askush nuk ka ardhur. Ne jemi të mbytur në borxhe për ushqimetqë marr për fëmijët.”

“Jemi 14 vetë në një shtëpi, djali kakatër fëmijë, s’kemi asnjë ndihmë, bukë nuk kam t’u jap fëmijëve të hanë”, -thotë një banore.

“Fëmijët tanë romë janë të varfër,pandemia na ka mbytur fare, tërmeti na ka dëmtuar. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë,asnjë bonus. Ndihmat na kanë ardhur nga Kosova. Nga qeveria nuk na kanë ardhur.S’kemi pasur asnjë mbështetje as nga Bashkia, megjithëse jemi rreth 100 familje.” 

Ndërsaish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se mjerimi i komunitetit rom e ka shkakuntek vjedhja që qeveria dhe autoritetet e tjera bëjnë përmes projekteve që janëdedikuar për komunitetin, por mbushin xhepat  e pushtetarëve.

“T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë sësotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaqvite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Jutakon. Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet,do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin romqë vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjentuaj. Nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mosdridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’junxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët.”