Tiranë, prangosen 13 shtetas, 3 prej tyre ishin në kërkim

Arrestohennë flagrancë 13 shtetas në Tiranë, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Konkretishtu bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Q., 17vjeçe, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, pas kontrollit të ushtruar nga ana eSeksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e PolicisëNr. 3 Tiranë, në banesën e marra me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhesekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabissativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuarnarkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuaralëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshoreelektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.

K. T., 21vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, u kap në flagrancë nga shërbimet eKomisariatit Nr. 3 duke i dhënë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativashtetasit E. P., i cili në përfundim të veprimeve u procedua në gjendje tëlirë.

K. Ll., 28vjeç, pasi në rrugën “Grigor Heba”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejedrejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë eprovës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu ubë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. G., pasi në rrugën “Teodor Ipen”, nëbanesë, ka goditur me sende të forta dhe ka ushtruar dhunë fizike dhepsikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padiapër lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ngaspecialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. I., 35vjeç, B. B., 59 vjeç dhe B. N., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë dukedrejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. Ll., 25vjeç, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Kasharit, u kap dukedrejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

-F. B., 22vjeç dhe A. S., 18 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet palejen përkatëse.

Ngaspecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bëekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K. L., 18 vjeç,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë"Arrest në burg", për veprën penale “"Ngacmim seksual".

Në vijim tëpunës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin eKrimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

B. K., 39vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, përveprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

M. Sh., 31vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisënga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet ikaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.