Burgu Shënkollit “spital” Covidi, Sindikata denoncon: Punonjësit të frikësuar, pa masa
Burgu i Shënkollit në Lezhës është kthyer në një spitalpër trajtimin e koronavirusit të prekur nga koronavirusi. Aty trajtohen formate lehta, ndërsa ata në gjendje të rëndë, në Tiranë. Kreu i Sindikatës sëShërbimeve Policore të Shqipërisë, Valentin Maca, denoncoi se punonjësit janëtë frikësuar dhe nuk kanë masa të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid.
Burgui Shënkollit në Lezhë është vënë në dispozicion të të burgosurve të prekur ngaCovid-19.
Tëmërkurën atje janë transferuar 7 prej 10 të infektuarve me koronavirus nëburgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Tësëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësori burgut.
Nëkëtë spital po marrin trajtim edhe mbi30 të dënuar me mjekim të detyruar nga burgu i Zaharisë.
Kreu iSindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë, Valentin Maca, denoncoi sepunonjësit janë të frikësuar dhe nuk kanë masa të posaçme për t’u mbrojtur ngaCovid.
Maca: Situata në sistemin e burgjeve ështëtepër e vështirë. Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit si dhe pandemia e Covid 19që ka përfshirë të gjithë sistemin si të dënuar, të paraburgosur dhe stafin epunonjësve. Sot jemi ë Shënkoll për të denoncuar kushtet e vështira që po kalonky institucion për mungesën e ambjenteve dhe mungesën e kushteve minimale të kryerjes së detyrës nga stafi civil dhe policior. Janë 20 punonjësqë janë pajisur me veshjet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë por që pokurojnë aktualisht 7 të dënuar me Covid që kanë ardhur nga Drenova. Janë mbi 30të dënuar që ishin me mjekim të detyruar në burgun famëkeq të Zaharisë nëKrujë, të cilët janë transferuar për tu trajtuar në burgun e Shënkollit.
Duhet theksuar se godinat e burgut në Shënkoll pësuan demtime nga termeti dhe të gjithë të dënuarit janë transferuar në burgjet e tjera dhe aktualisht në Shënkoll ka vetëm 70 të paraburgosur.