Mjeku i infektuar: Tamponin dhe përgjigjen e mora me shumë vonesë, e rrezikshme prekja e mushkërisë
Në njëintervistë për Ora News, mjeku pneumolog Zamir Çapo u shpreh se në kohën ediagnostifikimit të tij, tamponi iu bë me vonesë.
Ai tha se nësedo të kishte pritur tamponin, situata do të ishte përkeqësuar, por nuk ndodhipasi ai ndoqi një tjetër linjë si specialist.
Zamir Çapo: Ka pasur një indiferencënga shërbimi që merr tamponin, duke u marrë me vonesë. Nuk duhej që të mëkomunikohej që të karantinohesha, por edhe të më bëhej tamponi. Nëse unë do tëkisha pritur përgjigjen e tamponit, situata do të ishte përkeqësuar, por unëjam specialist i fushës ndoqa një linjë tjetër. Tamponi është me shumë vonesëdhe përgjigja është marrë me shumë vonesë dhe përgjigja është dhënë kur unëisha i diagnostifikuar. Kjo vonesë bën që gjendja e të sëmurit të rëndohet,prandaj nuk duhen mbajtur shpresat vetëm te tamponi.
Çapo theksoise është mirë që mjeku i familjes është angazhuar dhe se duhet vëmendjemaksimale ndaj të sëmurëve, pasi nuk mjafton vetëm tamponi.
Zamir Çapo: Më vjen mirë qëpo e shoh të angazhuar mjekun e familjes. Po e shoh disi të angazhuar, por jeminë një tjetër stad, pasi duhet vëmendje maksimale ndaj të sëmurëve, se nukmjafton tamponi, por edhe shumë analiza të tjera. Nuk jemi në kohën kur duhet tërrimë në shtëpi, të lajmë duart dhe të hapin dritare, por jemi në një fazë kur çdoperson duhet ta shikojmë si me Covid-19.
Çapo foliedhe për rrezikun e prekjes së mushkërive, prandaj duhet treguar kujdes edhenga mjekët e përgjithshëm.
Zamir Çapo: Duhet pasurshumë kujdes sepse e rrezikshme është prekja e mushkërisë. Mjekët e përgjithshëmduhet të tregojnë shumë kujdes, pasi duhet një monitorim nga afër, qoftë edheme një analizë gjaku të thjeshtë ose matjen e oksigjenit në gjak, sepse ka njëkosto të ulët. Nëse ulet oksigjeni në gjak, është një moment ku pacientët duhettë marrin një shërbim më të specializuar.
Referuarinfektimit të tij dhe mbajtjes së telefonit në spital, Çapo se një pacient iintubuar apo me lëvizje të kufizuara motorike nuk ka pse të mbajë telefon.
Zamir Çapo: Në Sanatoriumkam marrë shërbim si të gjitha pacientët e tjera, shërbimi ka qenë shumë i mirë.Sa i përket telefonave, duhet të kuptojmë se ka të sëmurë lehtë dhe ka sëmundjeqë janë rëndë, deri në intubim. Nuk mund të pretendojmë se duhet t'i lihettelefoni një personi që merr oksigjeni. Një pjesë e tjetër, nuk ka mundësi që tëbëjë lëvizje mekanike dhe besoj se nuk kanë kohë që të merren me telefona. Sigurishtqë familjarët kanë të drejtën që të informohen, por nuk e di nëse një mjek kakohën që t'i informojë që të gjithë një nga një. Ndërsa, sa kam qenë unë ishtruar nuk ka pasur një psikolog. Do të ishte mirë se një nga të gjitha shenjatështë që ka gjendje depresiviteti.
Intervistoi SebastianZonja, përgatiti A. Kurti