Bashkia Tiranë, 4 tendera për Gjelishtin, kompania u akuzua se fondet i kalonte në llogari të Carlo Bollinos
Një ndër kontraktorët që ka lidhur më shumë kontrata me kompaninë Imageand Communicationns Development në pronësi të Igli Gjelishtit është Bashkia eTiranës dhe institucionet në varësi të saj.
Sipas të dhënave të APP-së nga janari i vitit 2017 e deri në dhjetor tënjë viti më pas janë nënshkruar 4 marrëveshje të cilat kompania e akuzuar ngaPartia Demokratike se fondet ja ka lënë kompanive të Karlo Bollinos ka ofertuarnjë vlerë prej 49.5 mln lekësh të reja pa TVSh.
Tenderi i parë është ai me objekt blerje "Blerje sistem bilaterie përUKT" autoriteti kontraktor i së cilës është ujësjellës-kanalizime Tiranëdhe pjesëmarrës kanë qenë 3 kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar.
Ashtu siç e kemi evidentuar dhe më parë, kjo procedurë është shoqëruaredhe me ankesa nga operatorët e skualifikuar të cilët kishin paraqitur dheofertë më të ulët se kompania e Gjelishtit në bashkëpunim me subjektin tjetër.
Pavarësisht kësaj, procedurat kanë vijuar edhe një vit më pas ku i njëjtiinstitucion që është në varësi të bashkisë së kryeqytetit ka zhvilluar procedurënpër "Blerjen e sistemit të biletarisë për pikat e reja të UKT-së".
Në këtë rast, pjesëmarrës kanë qenë 2 subjekte ku ai me ofertë më të ulëtështë skualifikuar për mangësi në dokumentacion teknik dhe në këtë mënyrë i vetmi në garë dheautomatikisht dhe fituesi është shpallur Image & Communication Developmentnë bashkëpunim me subjektin tjetër me vlerë e ofruar prej 12.5 mln lekësh.
Pak ditë më pas për tenderin me objekt "Website i Ri" është zhvilluar një tjetër marrëveshje me kontraktorë Bashkinë e Tiranës ku sërish fituesi ka qenë subjekti në pronësi të Gjelishtit.
Sipas të dhënave në buletin përveç kompanive Image & CommunicationDevelopment kanë qenë dhe 3 të tjera, 3 për të cilave nuk kanë paraqitur ofertëçka u ka sjellë dhe skualifikimin dhe Gjelishti ka fituar me vlerën e ofruar me11.9 mln lekësh të reja pa TVSh.
Kontrata e katërt më dhjetor të vitit 2018 është lidhur sërish me ujësjellëskanalizimet Tiranë. Bëhet fjalë sërish për "Blerje sistem biletarie"të cilën Gjelishti ka marrë pjesë i vetëm gjë që i ka sjellë dhe fitoren mevlerën e ofertuar 11.3 mln lekësh.
Kjo kompani u akuzua nga PD se fondet e marra përmes tenderave fiktivëja kalonte botuesit Karlo Bollino dhe për 7 muaj sipas tyre i ka kaluar 1 mldlekë fonde.