Durrës: Zjarr në repartin e Urgjencës, pacientët evakuohen me urgjencë
Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se reparti i urgjencës së Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Shkak ka qenë një shkëndijë elektrike
Në repartin e parë kanë qenë të shtruar 70 pacientë, të cilët janë evakuar.
"Kishte një shkëndijë elektrike në panelin që furnizon me energji elektrike repartin e radiologjisë, ndoshta tek grafia dhe për këtë pati tym. U hoqën pacientët që kanë qenë në urgjencë sepse tymi kaloi edhe nëpërmjet urgjencës, kanë qenë 70 pacientë. Janë futur në repartin e neurologjisë brenda të gjitha kushteve. Tani po ajroset ambienti." , shprehet Nadire Jani, drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Durrësit
Nuk ka të dëmtuar nga personeli apo nga pacientët.

Situata shqetësuese në këtë repart është stabilizuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
"Fikja e zjarrit është bërë me zjarrfikëse dhe tani po bëhet ventilimi i ambientit. Të gjithë pacientët e urgjencës janë evakuar dhe nuk kanë asnjë problem. Në momentit që ka mbërritur zjarrfikësja, çdo gjë është vënë nën kontroll", shprehet Ferid Domi, drejtori i urgjencës
